Live

Bërnjak, shtetasit të Serbisë i konfiskohet një sprej

10:31 / 20 Prill 2025

Nga Kosova Live

Në pikëkalimin kufitar në Bërnjak një shtetasi të Serbisë i është gjetur dhe konfiskuar një sprej.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se prej është gjetur gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit.

“Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull shtetas i Serbisë i është gjetur dhe konfiskuar një sprej. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është liruar”, njofton PK, transmeton Klankosova.tv

Shpërndaje në

U Kopjua