Aktori i humorit Bes Kallaku njihet për batutat e tij që nga koha kur ishte pjesë e Portokallisë.
Aktori gjithmonë ka qenë i afërt me
fansat dhe kurrë se ka mohuar prejardhjen e tij. Së fundmi Besi u kthye pas në
kohë. Ai publikoi një fotografi të tijën të realizuar më herët, ku shkroi”:
“Para se me rregullu dhëmbët, edhe
para se me u mbyll gjuetia”. Fotoja bëri që të qeshin ndjekësit e tij.
Ndryshe Bes Kallaku sot është i martuar me këngëtaren Xhensila Myrtezaj dhe janë prindër të një vajze të quajtur Ajka.