Live

Besa Ismaili: Qeveria që përdhos Kushtetutën, sot shtiret kinse po e mbron atë përmes një udhëzimi administrativ, poashtu kundërkushtetues

13:32 / 02 Gusht 2023

Nga Kosova Live

Shkruan: Besa Ismaili (ish-deputete e PDK-së)


Si konstitucionaliste, pavarësisht sa garanton kushtetuta e republikës sonë, jam poashtu e vetëdijshme që zotimi dhe angazhimi i kombit për lirinë e shprehjes, testohet vazhdimisht.

Shoqëria e Kosovës, e rreshtuar në krahun e medieve, po i kalon testimet me sukses. Dhe ky fakt është shpresëdhënës.

Qeveria ka rënë në provim.

Të gjitha përpjekjet e saj për shtypje, padrejtësi dhe anarki janë të destinuara për dështim.

Ajo që me vendimet dhe masat e saj përdhosi kushtetutën dhe tëkurri sovranitetin, sot shtiret gjoja se po e mbron atë përmes një udhëzimi administrativ, i cili poashtu është kundër kushtetues.

Shpërndaje në

U Kopjua