Live

Besnik Bislimit nuk i shkon fjala, kryeministri Kurti nuk doli mbrëmë me zgjidhje për pagat e grevistëve

14:40 / 06 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi dje në Komisionin për Intergrime Evropiane tha një fjali por që doli të jetë e pavërtetë.

Bislimi derisa fliste për pagat e mësimdhënësve tha se sonte(do të thotë mbrëmë) kryeministri do të dal me zgjidhje, shkruan Kosova Live.

“Unë mendoj që në Kosovë është vetëm një ligjërues i rolit të Sindikatave, veç unë u ligjëroj Sindikatave, mund t’u ligjërojë 16 ditë nëse doni, por jo në Komision për Integrime Evropiane. Ne e kemi zgjidhjen, sot del kryeministri e tregon zgjidhjen”, kishte deklaruar Bislimi.

Kryeministri mbrëmë nuk doli me asnjë zgjidhje dhe mësimdhënësit ende janë papaga.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, ka njoftuar se vendimin për mosekzekutimin e pagave, do ta dërgojnë në Gjykatë./Kosova Live/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...