Live

Biden do vendos sanksione të reja kundër Rusisë në mbledhjen e G7

21:21 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Presidenti amerikan Joe Biden do të bisedojë nesër online me liderët e vendeve të G7-ës dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, me rastin e një-vjetorit të pushtimit rus dhe do të shpallë sanksione të reja kundër atyre që mbështesin luftën njoftoi Shtëpia e Bardhë.

G7 u takua vitin e kaluar, disa orë pasi filloi pushtimi i urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin dhe vendosi një grup fillestar sanksionesh ndaj Moskës.

“G7 është bërë shtylla kurrizore e përgjigjes sonë të fortë dhe të unifikuar ndaj Rusisë,” u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre. “Udhëheqësit do të diskutojnë nesër të premten si do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën por edhe mënyrat për të rritur presionin ndaj Rusisë”, shtoi ajo.

“Sanksionet do të synojnë bankat ruse, sektorët e teknologjisë dhe mbrojtjes, si dhe individët dhe kompanitë e përfshira në luftë. SHBA do të shpallë gjithashtu një paketë të re mbështetjeje për Ukrainën që do të përfshijë ndihmë në sektorët ekonomikë, të sigurisë dhe të energjisë”, shtoi Jean-Pierre.

Shpërndaje në

U Kopjua