Joe Biden ka përsëritur qëndrimin se SHBA-ja nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë.
I pyetur nga gazetari për pozicionin rreth dërgimit të forcave të armatosura, udhëheqësi amerikan tha se shteti ukrainas do të ndihmohet me armatim.
“Jo, ne po dërgojmë materiale, siç kemi, miliona dollarë”, tha ai.
Që nga fillimi i luftës, Biden ka qenë i qartë në qëndrimin se SHBA-të nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë.
SHBA-ja tha se po përgatitej t’i dërgonte Ukrainës një paketë ndihme ushtarake prej 275 milionë dollarësh, duke ofruar aftësi të reja për të mposhtur dronët dhe për të forcuar mbrojtjen ajrore.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
“Are we sending troops to Ukraine? No, we’re sending material, like we have, millions of dollars,” Biden told reporters. #StandWithUkraine pic.twitter.com/NPvjMELhlZ
— UkraineWorld (@ukraine_world) December 13, 2022