Live

Pejë: Vdes punëtori pasi ra nga shtylla elektrike

14:36 / 04 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Një person ka vdekur pasi ka rënë nga një shtyllë elektrike derisa ishte duke punuar në fshatin Lëvoshë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se aktualisht nuk janë në dijeni se çfarë moshe ishte viktima.

Ai ka thënë se mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij.

Punëtori ishte duke punuar në shtyllën elektrike dhe ka rënë në tokë. Akoma nuk kemi informatë se a ka qenë në kontakt me energjinë që është rrëzuar apo jo, por mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi.

Shpërndaje në

U Kopjua