Mediat kroate të cilët kanë sy të mprehtë për çështjet e dialogut ndërmjet Kosovë-Serbi dhe raportojnë gjerësisht rreth procesit, nuk lanë pa e raportuar as “pritën” që iu bë kryenegociatorit Besnik Bislimi nga aktivistët e Partisë Socialdemokrate për t’ia uruar atij “pranimin e Zajednicës” së Serbisë.
“Aktivistë të partisë jashtëparlamentare të PSD-së i gjuan tortë çokolate dhe milkshake zëvendëskryeministrit i ngarkuar në dialogun me Beogradin”, shkruan media kroate “Index.hr”.
