Live

Biznismeni në Australi i gëzon punëtorët e tij: Do të punoni 4 ditë në javë, rroga do mbetet e njëjtë

17:17 / 30 Shtator 2022

Nga Kosova Live

4 ditë punë në javë, i ka sjellë kënaqësi më të lartë të stafit dhe asnjë rënie të produktivitetit, thotë një punëdhënës australian që pohoi se nuk kishte më shanse që t’i detyronte punonjësit e tij të punojnë 5 apo 6 ditë në javë.

Biznesmeni dhe themeluesi i kompanisë “Perpetual Guardian” në Zelandën e Re, e testoi njëherë në fillim këtë model pune dhe vuri re se ishte shumë produktive dhe stafi ishte më i lumtur.

Denis Moriarty, shefi i ndërmarrjes, ka provuar një javë pune katër-ditore që nga gushti dhe thotë se dita shtesë e pushimit i ka bërë punonjësit më produktivë.

“Nuk ka shanse të kthehemi me modelin 5 ditë punë. Stafi tani është më i mirë. Kalojnë më shumë kohë me familjen, ose merren me një hobi të ri.” – tha shefi.

Disa kompani operojnë në katër ditë në javë me orë më të gjata, por Moriarty beson se nuk është mirë të detyrohen më shumë orë. Gjithashtu, tregon se rroga nuk ka ndryshuar aspak.

Shpërndaje në

U Kopjua