Live

Blinken dhe Chollet me përgëzime për Serbinë, PDK: Kurti dhe Osmani fajtorë për degradim të raporteve

11:23 / 02 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës karshi aleatëve të Kosovës, derisa kanë akuzuar lidershipin aktual për degradim të raporteve me ShBA-në.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se janë shqetësuese deklaratat e Sekretarit amerikan i shtetit, Antony Blinken dhe zyrtarit të lartë amerikan, Derek Chollet pas diskutimeve që këta të dy kishin, njëri me Vuçiqin e tjetri me Daçiqin.

Tahiri ka pyetur se si arritën në një pozitë të tillë ku për trashëgimtarët e Millosheviqit që sot janë në pushtet në Serbi, amerikanët thonë fjalë të mira, e në anën tjetër Kosova cilësohet si pala dekonstruktive.

Ai thotë se fajin kryesor për këtë e ka Qeveria Kurti, por shton se nuk mund të amnistohet as presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Javën e kaluar lexuam një raport që tregon gjendjen e mjerueshme të ambasadës dhe ambasadorit tonë në SHBA, ku thuhet se trajtimi ia ambasadës dhe ambasadorit është larg më “brutal” sesa perceptohet. Çka ka bërë që të ketë një brutalitet të tillë. E pamë mbrëmë se çfarë fjalësh Blinken thotë për njërin nga trashëgimtaret e Millosheviqit që sot drejton Serbinë dhe Chollet për Daçiqin.

Ku jemi ne? Si kemi arritë me u ndërru në pozita të tilla ku SHBA-të përgëzojnë njerëz të tillë dhe ne jemi destruktiv. Kjo adresë është Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Kurti dhe presidentja Osmani e cila po ashtu nuk mund të amnistohet”, tha Tahiri në seancën e Kuvendit.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken pas bisedës me Vuçiqin, bëri të ditur se e ka falënderuar për angazhimin konstruktiv me ekipin e SHBA-së dhe BE-së që ditë më parë ishin për vizitë në Serbi, për intensifikimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje.

Blinken në një postim në Twitter tha se e ka falënderuar Vuçiqin edhe për hapjen ndaj propozimit të BE-së.

“Fola me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ta falënderuar për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin e SHBA-së dhe BE-së javën e kaluar dhe për hapjen e tij ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, i cili është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë”, shkroi Blinken.

Pas telefonatës që Sekretari Amerikan i Shteti, Antony Blinken, ia bëri presidentit serb, Aleksandër Vucic, duke e falënderuar për qëndrimin konstruktiv dhe të hapur ndaj Propozimit Europian, në anën tjetër këshilltar i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, është takuar me kryediplomatin serb, Ivica Dacic.

“Në vazhdimësinë e telefonatës së Sekretari Amerikan i Shteti, Antony Blinken, me presidentin serb, Aleksandër Vucic, takim i mrekullueshëm me Ministri e Jashtëm serb Dacic. Rikonfirmoi miqësinë e kahershme mes dhe shprehu mbështetjen për angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën dhe përpjekjet për të promovuar paqe/siguri më të madhe në rajon.” ka shkruar Chollet.

Shpërndaje në

U Kopjua