Takimi i ministrave të Jashtëm të G20 dështoi edhe një herë nga pushtimi rus në Ukrainë, sipas një deklaratë të Sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken, ndërsa i kërkoi Rusisë të rinovojë marrëveshjen për eksportin e drithit ukrainas.
Lufta është një pike konflikti për vendet e G20, e cila përfshin si SHBA-në ashtu edhe Rusinë.
“Fatkeqësisht, ky takim dështoi edhe një herë nga lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës, fushata e saj e qëllimshme e shkatërrimit kundër objektivave civile dhe goditja që ajo u shkaktoi parimeve të Kartës së OKB-së”, theksoi Blinken.
India, e cila mirpriti këtë vit samitin nuk ka denoncuar Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë, ndërsa ka bërë thirrje për një zgjidhje diplomatike të krizës dhe ka rritur ndjeshëm importet e naftës ruse.
G20 duhet të përsërisë thirrjen e saj, të rënë dakord nga shumica e liderëve në samitin e Balit në nëntor, që Rusia t’i japë fund luftës dhe të tërheqë trupat e saj nga Ukraina për hir të paqes ndërkombëtare dhe stabilitetit ekonomik”, shtoi ministri amerikan.
“Ndërsa kërkojmë mbështetje për Ukrainën, ne mbetemi të fokusuar në sfidat globale.
Kjo është ajo që bota ka nevojë dhe po pret”, vuri në dukje ai.
Në të njëjtën kohë, Blinken i bëri thirrje G20-ës që t’i kërkojë Rusisë të zgjerojë marrëveshjen për eksportin e drithërave për të forcuar sigurinë ushqimore të vendeve më të prekura”.
Kjo marrëveshje, e nënshkruar më 22 korrik, ndihmoi në de-përshkallëzimin e krizës globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta pasi lehtësoi eksportin e produkteve bujqësore ukrainase nga portet e vendit të Detit të Zi.
Marrëveshja u rinovua në mes të nëntorit për katër muaj dhe skadon më 18 mars.
/abcnews.al