Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka mbajtur fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës.
Tashmë ky fjalim, që ishte në disa raste i mbushur me thumbime ndaj pushtetit, ka nisur të komentohet nga publiku.
I pari nga VV-ja që reagoi ishte Qedrim Krasniqi, kryetar i VV-së në Britani të Madhe.
Ai ka shkruar tri statuse.
“Blla blla blla” – ishte statusi i parë, të cilin e ka pëlqyer edhe Elvis Hoxha, anëtar i kryesisë së VV-së.
Në statusin e dytë, Krasniqi ka pasur një intepretim interesant.
“Lexuese e mire veç, duhet me ja pranu 😜
Nejse pamflet i shkrum 40% ne zyrat e Ldk-se, 40% ne zyret e Pdk-se dhe 20% ne zyret e Aak-se
Ky 100% eshte ai 28%shi i votuesve” – ka shkruar Krasniqi.
Në statusin e tretë, Krasniqi ka ironizuar me fjalimin e Osmanit.
“Mas ketij fjalimi “te zjarrte” na u shtune edhe 10mije vota. Flm flm” – ka shkruar Krasniqi.