Live

BMW përgatit rivalin e E-Tron, EQS dhe Taycan

22:51 / 26 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

E ENJTE, 26 DHJETOR 2019 | KOSOVALIVE

Gjigandi premium gjerman BMW është duke përgatitur një model që do të garojë me sedanët elektrikë të konkurrentëve të tij më të mëdhenj.

BMW do të prezantojë iX3, iNext dhe i4 deri në fund të 2021, por i6 është planifikuar gjithashtu, transmeton KosovaLive.

Ky model është planifikuar për vitin 2024, do të marrë elementë nga seria 8 Gran Coupe dhe do të garojë me Audi E-tron GT, Mercedes EQS dhe Porsche Taycan.

Coupe me dy dyer supozohet se do të mundësohet nga dy motorë elektrikë prej 204 kuajsh në pjesën e përparme dhe 335 kuaj fuqi në boshtin e pasmë dhe me gjithsej 536 kuaj fuqi në të katër boshtet.

BMW po planifikon gjithashtu një variant të M Performance me 335 kuaj fuqi në të dy akset, i cili do të jetë në gjendje të garojë me 671 kuaj fuqi të Taycan Turbo.

Për sa i përket baterive, paketimi më i vogël në i6 do të jetë 90 kWh, i cili do të lejojë autonomi prej 560 kilometrash, ndërsa ato më të mëdha do të kenë 120 kWh dhe 700 km.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...