Gjenerata e rradhës e BMW Serie 7 do të vijë në një version të ri. Sipas BMW Blog, Serie 7 do të ofrojë një model tërësisht elektrik.
Serie 7 tërësisht elektrike do të marrë emërtimin i7. Burime nga BMW Blog thonë se kapaciteti i baterisë do të ketë një rang nga 80 kWh deri në 120 kWh.
Kjo do të thotë se i7 e së ardhmes do të përshkojë deri në 700 km vetëm me një karikim.
Fansat e sedanit luksoz mund të jenë mërzitur kur morën lajmin se makina nuk do të ketë më opsionet me motorë të fuqishëm, por tani jemi të sigurt se versioni elektrik do të mbushë boshllëqet.
Publikimi në lidhje me i7 thotë se makina do të ketë të paktën 650 kuaj fuqi, që e bën atë një sedan shumë të fuqishëm.
Gjenerata e ardhshme e Serie 7 do të dalë në treg në vitin 2021 ose mbase në 2022, por deri atëherë me siguri do të shohim shumë koncepte ose versione prodhimi për këtë model.