Live

Bordi i Asociacionit të Komunave viziton komunën e Skenderajt: Ne do ta ndihmojmë njëri-tjetrin brenda mundësive tona

19:59 / 22 Janar 2023

Nga Kosova Live

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës sot ka vizituar komunën e Skenderajt.

Asociacioni i Komunave ka thënë se do t’i ndihmoj komunës së Skenderajt brenda mundësive, shkruan kosovalive.net

POSTIMI I PLOTË:

Si Bord i Asociacionit i Komunave të Kosovës, sot e vizituam Komunën e Skenderajt e cila është ndër më të dëmtuarat në vërshimet e fundit në Kosovë.

Sigurisht ne do ta ndihmojmë njëri-tjetrin brenda mundësive tona, që ta kalojmë këtë situatë të vështirë për qytetarët.

Kryetari Fadil Nura dhe qytetarët atje e kanë vullnetin dhe energjinë që ta tejkalojnë edhe këtë sfidë.

Bali Muharremaj

Shpërndaje në

U Kopjua