Live

“Bordi i Trustit duhet të konstituohet menjëherë, tash s’ka kush të marrë vendime”

13:55 / 25 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ish-kryetari i Bordit të Fondit Pensional të Kursimeve, Ymer Havolli, i ka quajtur të pajustifikueshme vonesat për konstituimin e bordit të ri të këtij fondi.

“Kemi të bëjmë me një institucion që ka asete në vlerë mbi 2 miliardë euro dhe investimi i tyre kërkon profesionalizëm, njerizoj me përvojë që e njohin tregun financiar”, është shprehur Havolli në emisionin e ekonomisë, Portofol në Klan Kosova FM.

“Investimet bëhen në kuartale. Bordi nëse vëren se ka turbulenca të fuqishme, është i obliguar të mblidhet dhe të ndërmarrë veprime. Menjëherë duhet të ketë bord. S’ka bord, s’ka kush merr vendime”.

Havolli ka thënë se qeveria duke pasur emrat e atyre që kanë aplikuar për të qenë pjesë e bordit, duhet të caktohen sa më parë.

Më tej ai ka thënë se kontributdhënësit nuk duhet të shqetësohen për mjetet e tyre.

“Këto mjete investohen në periudha afatgjata. Janë mbi 2 miliardë dhe ka një rënie prej -1 për qind”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...