Live

Brabus 800 me shpejtësi maksimale 337 km/h

13:06 / 30 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Të shquar në ekspertizën e tyre për krijimin e Mercedes-Benz më të shpejtë në botë në 40 vitet e fundit, ideja e tyre e shtyrjes së limiteve në performancë, komfort dhe ekskluzivitet është e njohur në mbarë botën.

Nëse ka prej atyre që besonin se Mercedes-Benz AMG E63S i mungonte fuqia e nevojshme, Brabus është këtu për ta zgjidhur këtë problem, transmeton Kosovalive.

Në videon e paraqitur do të shikoni se për çfarë numrash flet kjo ekspertizë. Kerri quhet Brabus 800 dhe është i bazuar në një Mercedes-Benz AMG E63S.

Ndërsa është e qartë se sedani luksozë nga Mercedes squhet për praktik, komfortin e tij, krijimi i Brabus e dërgon kerrin drejt 800 kuajve fuqi.

Fibra karboni, disqe alumini 21-inç dhe xhepa të mëdhenj aerodinamikë flasin më shumë rreth karakterit të këtij kerri.

Motori twin-turbo V8 me sistem drejtimi me katër rrotat e dërgon Brabus 800 nga 0-100 km/h në 3.2 sekonda. Përgjatë 2.8 kilometrave kerri arrin shpejtësinë e tij maksimale prej 337 km/h.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...