Live

BSPK-ja mbështetë “Marshin për Drejtësi” me 2 prill

15:23 / 28 Mars 2023

Nga Kosova Live

Dy ideatorët e iniciativës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë takuar sot Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.

Gjatë këtij takimi, Hoxha dhe Tasholli e kanë njoftuar kryetarin e BSPK-së për Marshin e Drejtësisë i cili do të mbahet me 2 prill në Prishtinë.

Hoxha dhe Tasholli kanë kërkuar mbështetjen dhe pjesëmarrjen edhe të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës në këtë marsh solidarizimi dhe përkrahje për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.

Në anën tjetër, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, u ka ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për këtë marsh.

“Marshi për Drejtësi” do të mbahet me 2 prill, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...