Live

Bugajski: BE po e toleron Vuçiqin, siç e toleronte dikur Putinin

17:20 / 02 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Bashkëpunëtori i lartë i Fondacionit Jamestown nga Washingtoni dhe ekspert për Ballkanin, Janus Bugajski, në një intervistë për medien malazeze, Pobjeda, ka thënë se perëndimi negocioi me Kishën Ortodokse Serbe, e cila është një lidhje e drejtpërdrejtë me Kremlinin, sepse mendonte se koncesionet do ta qetësonin.

Por, thotë se duke u bazuar në përvojat e mëhershme, nuk do të funksiononte…

Bugajski thekson se e njëjta Evropë lejoi që paratë “e pista” ruse të kalonin nëpër bankat evropiane për tridhjetë vjet, në mënyrë që ta bënte Moskën pro-evropiane. E sipas tij, rusët tani po i përdorin ato lidhje për të minuar të njëjtën Evropë.

“Nuk ka negociata me Moskën, Kishën Ruse dhe Kishën e Serbisë” – shpjegon ai.

Sipas Bugajskit, perëndimi me naivitet besonte se historia se Dritan Abazoviq si një fytyrë e re, pas tridhjetë vjetësh sundim të DPS-së, do të ishte një hit – dhe tani shihet sa e rrezikshme ishte sepse u përdor nga aktorë politikë që prisnin dobësimin e DPS-së.

“Ata e shfrytëzuan atë shans dhe hynë në sistemin malazez dhe tani po e tërheqin zvarrë Malin e Zi. Mendoj se edhe SHBA-ja edhe BE-ja janë shumë të zhgënjyera nga Abazovici, dhe jo aq nga ai, por nga llogaritja e tyre e gabuar – thotë ekspreti i Ballkanit.

Ai shton se duhet të ketë pasur diskutime me Abazovicin në SHBA për formimin e një qeverie të re dhe duhet t’i jetë thënë që të mos hyjë në marrëveshje me një parti që jo vetëm është e korruptuar nga paratë ruse, por është edhe një rrezik. në rajon për shkak të lidhjeve ruse.

“Shpresoj se e ka kuptuar mesazhin. Shpesh pyes veten nëse ky njeri është naiv apo i mungon eksperienca në gjeopolitikë apo ka diçka më të thellë – nëse është i lidhur personalisht me Vuçiqin apo me Edi Ramin. Nuk do ta akuzoj për korrupsion, aq lehtë sa ua bën njerëzve të tjerë, sepse kjo është gjëja më e lehtë – të akuzosh dikë pa prova. Por, për fat të keq, Perëndimi, nga naiviteti, e besoi historinë se ai, si një fytyrë e re, do të ishte një hit pas tridhjetë vjetësh sundim të DPS-së. Dhe tani e shohim sa e rrezikshme ishte sepse u përdor nga aktorë politikë malinj që prisnin dobësimin e DPS-së. Ata e shfrytëzuan atë shans dhe hynë në sistemin malazez dhe tani po e tërheqin zvarrë Malin e Zi. Mendoj se edhe SHBA-ja edhe BE-ja janë shumë të zhgënjyera nga Abazovici, jo aq nga ai, por nga llogaritja e tyre e gabuar”, deklaroi ai

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...