Live

Bunjaku e LDK-së: Edhe për dy vjet, qytetarët kanë me u ngi Albin

08:33 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka komentuar punësimet familjare nga ana e Qeverisë Kurti, duke thënë se kishin premtuar se nuk do të ketë punësime të tilla.

Ajo për Ekonomia Onlineka thënë se pushteti nuk po i bën realitet kauzat me të cilat fituan zgjedhjet.

“Kjo Qeveri ka ardhë në pushtet me kauzë se ‘ne do ta luftojmë nepotizmin dhe familjarizmin’ ndërsa gjithkund ka nepotizëm dhe familjarizëm. Në Komisionin për Ekonomi, kolegu im Pal Lekaj i tregoi me emra dhe mbiemra njerëzit e Lëvizjes, të cilët kanë qenë kandidatë nëpër lista zgjedhore dhe tani po mundohen me i caktu në pozita kyçe.” – ka thënë ajo.
Më tej, ajo shpreson që qytetarët edhe për dy vite do të ngopën me qeverisjen e kryeministrit, Albin Kurti.

“Qytetarët është mirë me kuptu drejt këtë qeverisje të zotit Kurti. Edhe këto 2 vite të cilat i kanë mbetur besoj që qytetarët kanë me u ngi Albin dhe në të ardhmen kanë me pa se si udhëheqet me shtetin, si punohet me shtetin dhe si veprohet me shtetin, jo në këtë mënyrë të padrejtë karshi qytetarëve.” – ka thënë ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...