Live

Cakolli i PDK-s:Thaçi, Veseli e të tjerët do të triumfojnë, të pathyeshëm në luftë e edhe tash

19:32 / 24 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Zyrtari i PDK-së, Bujar Cakolli u ka kushtuar një postim dy ish-kryetarëve të PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.

“Edhe sot si lider të vendosur dhe burrështetas po bëjnë betejën e fundit për lirinë dhe dinjitetin tonë”, ka shkruar Cakolli në postimin e tij, shkruan kosovalive.net

POSTIMI I PLOTË I BUJAR CAKOLLIT:

Ata janë të pathyeshëm dhe fitimtarë, dhe ashtu siç kanë bërë gjithmonë, përballë jetës e vdekjes, sy më sy. Ata nuk e njohin frikën, as ikjen nga përgjegjësitë si bijë Kosove, si liderë e prijës në periudhat më të vështira.

Ata luftuan e qëndruan. Ata udhëhoqën një luftë parimore, idealiste për liri të një populli dhe ia dolën! Dhe do ja dalin përsëri

Edhe sot, si liderë të vendosur, dhe burrështetas po bëjnë betejën e fundit për lirine dhe dinjitetin tonë.

Ata do të fitojnë.

Shpërndaje në

U Kopjua