Live

Caktohet masa e paraburgimit ndaj serbit të arrestuar në veri, avokati jep një deklaratë interesante

15:48 / 12 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga Mitrovica Veriore, i cili dyshohet për organizim të “sulmit terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Avokati i tij Srgjan Mitroviq ka thënë për Kosova Online se prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit serb.

Ai shton se është në pritje të një vendimi në orët në vijim.

Mitroviq ka thënë se seanca është mbajtur me video link dhe se Pantiq nuk e ka ndjekur seancën drejtpërdrejt.

“Dejani është në një objekt në Jarinjë, duket i lodhur, më është ankuar se ka fjetur në karrige”, tha Mitroviq.

Ai tha se i ka sugjeruar gjykatës që i arrestuari Pantiq të lirohet ose të vendoset në arrest shtëpiak.

Kujtojmë se në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – disa grupe serbësh vazhdojnë bllokimin e rrugëve për të tretën ditë me radhë.

Protestën e nxiti arrestimi i Dejan Pantiqit të shtunën.

Pantiq u arrestua nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...