Live

Çeku bën bilancin javor: Këto punë i kryem në MKRS

14:36 / 30 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë një përmbledhje të punës të dikasterit që ai e udhëheq, raporton kosovalive.net.

Javën e shkuar ai e quajti tejet dinamike sa i përket punës në MKRS.

Më poshtë gjeni disa prej punët që Çeku i ka listuar gjatë kësaj jave në Facebookun e tij:

Nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e bibliotekave me shtetin e Bavarisë

Shpallëm konkursin ndërkombëtar për dizajn të Teatrit të Operës dhe Baletit
Shpallëm për konsultime publike Koncept dokumentin për rininë
Dorëzuam licencën e parë për një federatë të sportit sipas udhëzimit të ri administrativ (Federatës së Pingpongut)

Përfunduam renovimin e amfiteatrit në Pallatin e Rinisë, ku do të jepen shfaqjet e Teatrit Kombëtar të Kosovës
Organizuam simpozium ndërkombëtar për të diskutuar mbi konceptin dhe modelin e Muzeut të Artit Bashkëkohor

Shpallëm për konsultime publike projektligjin për kinematografinë
Organizuam vizitën disa ditore të profesionistëve nga institucionet e kulturës dhe trashëgimisë nga Franca

Përfunduan ndërhyrjet restauruese në shtëpinë tradicionale të familjes Bardhi në Qendrën Historike të Prizrenit

Nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e arkivave me Izraelin

Nënshkruam kontratën me operatorin ekonomik për restaurimin e ndërtesës së Qendrës Hebraike në Prizren
Botuesit e Kosovës me mbështetjen e Ministrisë morën pjesë në Panairin e Librit të Frankfurt

Bashkë përmbyllëm Manifestën, ngjarjen më të madhe ndërkombëtare të artit të organizuar ndonjëherë në Kosovë, e cila pati rreth 800 mijë vizita në 25 lokacione
Shpallëm thirrjen publike për përfaqësimin e Kosovës në Bienalen e Arkitekturës në Venecia në vitin 2023

Organizuam pritje dhe ndamë shpërblimin për boksieren Donjeta Sadiku pas medaljes së saj të bronztë europiane

Pritëm në vizitë drejtorin për zhvillim të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit me të cilin koordinuam planet për investime në infrastrukturën e tenisit
Shpallëm përfituesit e thirrjes për mobilitet, rreth 100 artistë, sportistë, organizata e klube përfaqësojnë Kosovën anembanë botës

Qeveria e Kosovës miratoi buxhetin për 2023, buxheti i MKRS do të jetë mbi 57 milionë Euro, rritje substanciale krahasuar me 2022

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...