Live

Certifikohen 41 nënoficerë të FSK-së si liderë luftarakë

15:11 / 01 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, janë certifikuar 41 nënoficerë si liderë luftarakë.

Sipas tij, programi mësimor i Kursi të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre.

“Në Komandën tonë të Doktrinës dhe Stërvitjes, 41 nënoficerë tanë certifikohen suksesshëm liderë luftarakë. Programi mësimor i Kursi të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...