Kreu i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji ka refuzuar të përgjigjet ndaj pyetjeve të gazetarëve para dhe pas mbledhjes së Bordit.
Ai theksoi në fillim të takimit se nuk do të mbahej konferencë për shtyp edhe pse në njoftimin zyrtar nuk shkruan diçka e tillë.
“Besoj që jeni njoftuar që s’ka konferencë,” tha ai në fillim të takimit.
Edhe në fund të pjesës së hapur të mbledhjes, Fejzullahu refuzoi të pranonte pyetje nga gazetarët, duke theksuar: “Ne treguam në fillim të takimit, besoj e keni marrë konfirmimin,” duke kërkuar nga mediat të lirojnë sallën për të vazhduar me pjesën e mbyllur.
Zyra e Rregullatorit për Energjinë (ZRRE) po shqyrton tarifat e energjisë elektrike, të cilat pritet të rriten me rreth 15% nga muaji prill.