Live

Çfarë borxhi i ka Shqipëria Kosovës, sipas gazetarit Artan Hoxha!

06:25 / 22 Shtator 2022

Nga Kosova Live


Gazetari Artan Hoxha ka thënë se Republika e Shqipërisë u ka borxh t’u përgjigjet kosovarëve për tri vrasjet që ndodhën atje, të Remzi Hoxhës, Ilir Konushevcit dhe Ahmet Krasniqit.


Hoxha në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se së pari është rasti i Remzi Hoxhës nga Kaqaniku, i cili u rrëmbye nga shërbimi sekret i Shqipërisë. “U rrëmbye u turturua dhe u zhduk kufoma e tij. Nuk kemi të dënuar për këtë ngjarje pasi nuk pati kufomë. Është rasti tjetër i komandantit të UÇK’së, Ilir Konushevci, i vrarë në Miliskajë të Tropojës. E kam ndjekur me detaje dhe ka qenë një histori shumë e rëndësishme dhe unë i barazojë të tre këto raste.

Republika e Shqipërisë duhet t’u kthejë përgjigje qytetarëve të Kosovës dhe familjarëve të Remzi Hoxhës, Ahmet Krasniqit dhe Ilir Konushevcit”, tha ai.
Mes tjerash, Hoxha tha se në këto raste janë të përfshirë edhe agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe politikanë të rëndësishëm atje, me apo pa dashje.

“Këto janë tre raste që Shqipëria nuk mund t’i lërë pa përgjigje. Janë raste kur me dashje pa dashje, agjensitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri janë përfshirë, politikanë të rëndësishëm në Shqipëri janë përfshirë, nuk e nxjerrin dot dorën jashtë nga kjo histori”, tha Hoxha, shkruan gazeta express.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...