Live

Çfarë po ndodhë në Ohër, shefi i kabinitetit të Konjufcës del me një postim

18:05 / 18 Mars 2023

Nga Kosova Live

Shefi i kabinetit të krytearit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli ka reaguar për takimet që po mbahen në Ohër.

Ai ka thënë se Serbia do të kthehet nga qyteti maqedonas destruktive si gjithmonë dhe sipas tij kësaj herë do të marrë koston e merituar.

Kërçeli tutje ka shkruar se s’ka Asociacion anti-kushtetues që cënon shtetësinë e Kosovës.

“Serbia kthehet nga Ohëri, destruktive si gjithmonë. Veq kesaj radhe do e marrë edhe koston e merituar.

Nuk ka asociacion i cili shkel Kushtetutën e cenon integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kërçeli


Shpërndaje në

U Kopjua