Live

Çfarë vendime mori Komisioni për Legjislacion sot?

11:48 / 02 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Komisioni Parlamentar për Legjislacion mori disa vendime në mbledhjen e sotme.

Kryetari i këtij komisioni, Adnan Rrustemi ka treguar tri vendimet që janë ndërmarr sot, shkruan kosovalive.net

Postimi i plotë i Adnan Rrustemit:

Në mbledhjen e sotme Komisioni për Legjislacion mori këto vendime:

 Shqyrtoi dhe miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  për Noterinë dhe e procedoi për tek komisionet e përhershme;

Shqyrtoi dhe miratoi Raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg;

 Shqyrtoi dhe miratoi Raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin për Zbatimin  e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara.

/kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua