Live

Ciklon shiu në vikend e javën tjetër – Lajm i mirë për mbushjen e liqeneve artificiale!

09:23 / 17 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Kosova është përfshirë nga një ciklon shiu e vetëtima në mëngjesin e sotëm, që po shkakton si zakonisht vështirësi në disa pjesë të Kosovës për shkak të rrjetit të paqëndrueshëm të kanalizimeve, kur ato nuk po mund të përballojnë  thithjen e ujërave atmosferik.

Sinoptikët parashikojnë që ky vikend dhe mbase edhe java tjetër të shoqërohet me shira jo të rrëmbyeshëm.

Lajmi i mirë është se, liqenet aritificiale në vend mund të rrisin nivelet e ujit por, kritikët thonë se kjo sidoqoftë është e pamjaftueshme kur kemi parasysh një verë pa shira e të thatë, që ndikoi në rënien për disa metra të nivelit të ujit në këto liqene.

Në një komuniktë të lëshuar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina jepen të dhënat për gjendnjen në liqenet akumuluese në Batllavë dhe Badoc.

“Gjendja e liqeneve akumuluese Batllava e Badoci është kjo:  Liqeni i Batllavës, 631.84 m ose – 3.16 m nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.Liqeni i Badocit, 640.48 m ose – 9.37 m nën nivelin maksimal të kapërderdhjes. T’i ruajmë dhe mbrojmë burimet e ujit”, thuhet në lajmin e postuar në web faqen e KRU-së Prishtina”.

Në krahasim më të gjitha komunat, situata më kritike qëndron me komunën e Gjilanit, ku atje liqeni akumulues i vetëm në fshatin Përlepnicë, ka pasur rënie kritike të nivelit të ujit./kosova.live/

Shpërndaje në

U Kopjua