Live

Cila është porosia e Juaj e vërtetë Z. Christopher Hill?

20:12 / 15 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Shkruan: Fadil Maloku

1. Z. Ambasador Hill A do të thotë kjo se: Qeveria amerikane (meqë jeni përfaqësuesi dhe njohësi më i mirë i “tregimit” mbi Kosovën) dëshiron t’i “ritestoj” (lexo; pse jo edhe kërcënoj!) interesat e saja në Ballkan!? Çfarëdo përgjigje tjetër që do jepeshit, do e kuptoja sikur në Serbi të kishte një qeveri demokratike, e jo autokrate si është kjo e Aleksandër Vuçiqit! Të ua përkujtoj për një moment faktin që Serbia, as në vitin 1999 s’kishte më pak aleat, se sa që ka sot! Tani, si ka mundësi gjithë ky miklim e koketim që po i bëhet Serbisë dhe Presidentit (ish ministrit gebelsian të propagandës së ish qeverisë së kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq) të saj?

2. A do të thotë kjo se; Qeveria Amerikane ka interesa (që ne të”vdekshmit”, nuk i dimë dhe nuk i kuptojmë?!) gjeopolitike e gjeostrategjike të krijoj aleancë tê re me Serbinë, vetëm shkaku i shpresës së “shkurorëzimit” nga Rusia?! Nëse, Ju personalisht bëni një kalkulum e algoritëm të këtillë, ta dini që e keni gabim. E keni gabim, sepse, po kjo; Serbi, sot për sot dhe në këto rrethana, s’ka shanse, t’i ankohet as OKB-së (sepse, thjeshtë, kriza në veri të Kosovës nuk është globale po kontinentale); s’ka shanse t’i ankohet as BE-ne (sepse, thjesht nuk është anëtare e saj); s’ka shanse, t’i ankohet as NATOS- së (sepse, nuk është anëtare e saj); Atëherë, shtrohet pyetja (miqësore e kureshtare) se përse bëni deklarime të tilla, kur e dimë që të gjithë, se; viti 1999 ishte viti fundit që shkeli këmba e çizmes serbe në Kosovë. Vit ky kur Nato (lexo: Amerika) bashkë me UÇK-në, e çliruan Kosoven nga zgjedha e ekstremizmit dhe terrorizmit shtetërorë serb!? Z. Ambasador, Ju besoj që e dini, sepse, shqiptarë ua kanë dëshmuar këte, që; Shba-es, edhe për një milion vite jete aleat më të besueshëm, më lojal, e më miqësor nuk do mund të gjej.

3. Meqë, Serbia me “lojën e dy karrikave” de facto dhe de jure arriti ta izoloj plotësisht veten shkaku i Rusisë dhe Kinës. Z. Ambasador, dhe derisa ajo është e rrethuar në gjitha anët me anëtarët e NATO-s, Unë (si sociolog i globalizimit) kam bindjen se; shumë më dobiprurëse për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor; JANË SHTRIRJA E PLOTË E SOVRANITETIT SHTETËROR TË KOSOVES MBI GJITHË TERRITORIN E SAJ, se sa; KTHIMI I (1000, një mijë) USHARAKËVE SERB! Por, nëse keni menduar që ideja e Juaj për kthim, në një të ardhme ta afërt do të vlejë edhe për Luginën e Preshevës… Ju padyshim që do e keni MIREKUPTIMIN tim dhe gjithë kosovareve.🤔

Shpërndaje në

U Kopjua