Live

Cilat janë simptomat më të shpeshta të kancerit të mushkërive 

12:16 / 26 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Në emisionin “Familja ime” u diskutua për muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të mushkërive.

Pulmologu Besim Morina ka thënë që mushkëritë janë organ vital, që mundësojnë marrjen oksigjenin të nevojshëm për jetë.

“Mosfunksionimi i mirë i këtij mushkërive, menjëherë reflektohet në gjendjen në trupin tonë, shfaqet në formë të sëmundjeve apo të çrregullimeve të cilat duhet patjetër të ndërhyhet. Në momentin kur nuk kemi funksion të mjaftueshëm të mushkërive atëherë do të kemi edhe shëndet jo të mirë”, ka thënë Morina, njofton Klan Kosova.

Morina ka treguar se cilat janë simptomat që vijnë si pasojë e prekjes së mushkërive nga sëmundjet.

“Këto simptoma variojnë dhe janë karakteristike. Ne i njohim disa prej tyre e këto janë kolla sidomos ajo që është e vazhdueshme dhe e cila mirret si një shenjë për një problem më të theksuar. Pastaj është dhimbja e gjoksit dhe e shpinës. Prodhimi i sekretit në formë të këlbazës, sidomos nëse ka ngjyrë të kuqe”.

Shpërndaje në

U Kopjua