Live

Cilën kombëtare e favorizonte Ibrahim Rugova në ‘Kupën e Botës’?

11:57 / 21 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Mendimi, djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka zbuluar se cilat ekipet kombëtare i favorizonte babai i tij në Kupën e Botës.

Në intervistën për emisionin “Favoriti i Botërorit” në “T7”, Mendimi zbuloi se turneu në fjalë ishte rasti i vetëm që presidenti i ndjerë nuk ishte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mendimi pranoi se e gjithë familja Rugova i ka përcjellë ndeshjet e Kupës së Botës.

“Natyrisht edhe presidenti i ka përcjellë. I kemi përcjellë gjithmonë familjarisht. Kryesisht ishte me Gjermaninë, por edhe për ekipet nga Amerika Latine, si Argjentina e Brazili”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua