Live

Çitaku, Borrelit: Gënjeshtar, Thaçi është dorëzuar – nuk u arrestua

15:05 / 14 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Nënkryetarja e parë partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratave të Josef Borell, i cili tha se Hashim Thaçi ishte arrestuar sa ishte në pozitën e presidentit të vendit.

Citaku e ka quajtur gënjeshtar përfaqësuesin e lartë të BE, e sipas së cilës po vërtetohet politizimi gjyqësor kundër ish krerëve të UCK.Gënjeshtrat e Borrellit e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së.
“Fillimisht, presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje si President i Republikës së Kosovës për t’u përballur me akuzat kundër tij. Ai asnjëherë nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar!
Për më tepër, Dhomat e Specializuara nuk janë mekanizëm i BE-së, por i Kosovës.
Deklaratat e Borrellit e dëshmojnë dhe një herë politizimin e skajshëm të procesit gjyqësor, me të cilin po mundohen të krijojnë një balancë artificiale ndërmjet viktimave dhe agresorit.

Shpërndaje në

U Kopjua