Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për mundësinë që Kosovës t’i liberalizohen vizat në një të ardhme të afërt.
Në një konferencë për media, ajo tha se për këtë kanë punuar fort të gjitha institucionet e Kosovës.
“Ajo çka mund të them unë është se gjithçka çka varet nga ne është se jemi jashtëzakonisht optimist dhe kemi punuar për këtë, sidomos Ministria e Punëve të Jashtme, Kryeministri Kurti, Presidentja Osmani dhe Kryeparlamentari Konjufca”, tha ministrja Haxhiu.
Për këtë, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Citaku përmes një statusi në Facebook i është kundërpërgjigjur duke i thënë që kontributi i juaj i vetëm është gazi lotsjellës në Kuvend.
“Me tërë respektin Ministre, kontributi i juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave është gazi lotësjellës në Parlamentin e Kosovës” ka shkruar Citaku.