Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar krerët e shtetit që nuk kanë takime të rëndësishme me SHBA-të, derisa thotë se sot Serbia është palë e Kosova temë.
Ajo ka thënë se krerët e shtetit të Kosovës po sillen korridoreve për të shtrënguar simbolikisht ndonjë dorë, sikur të ishin turistë të interesuar për fotografi.
Ajo ka shtuar se me këta liderë, jo vetëm që s’janë hapur dyer të reja, por kanë filluar të mbyllën edhe dyert që Kosova i kishte të hapura.
Postimi i saj i plotë:
Dikur, në takime të rëndësishme ku ishte SHBA-ja, Kosova ishte palë, e jo temë. Sot, palë është Serbia e temë Kosova, ndërsa krerët e institucioneve tona, sillen korridoreve për të shtrënguar simbolikisht ndonjë dorë, sikur të ishin turistë të interesuar për fotografi e jo përfaqësues të një shteti që i duhet përkrahja e SHBA-së. Me liderët e sotëm të institucioneve, jo vetëm që s’janë hapur dyer të reja, por kanë filluar të mbyllën edhe dyert që Kosova i kishte të hapura.