Live

Çitaku: Kurti po i rrezikon skajshmërish raportet me ShBA-në

09:47 / 30 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, e ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, se po i rrezikon skajshmërisht raportet me aleaten kryesore të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çitaku tha se Kurti po përpiqet të manipulojë opinionin publik për një grusht votash.

“Nga një ekskursion në SHBA, del e bën deklarata si analist mediokër dhe i papërgjegjshëm i politikës së jashtme amerikane, duke dëmtuar imazhin dhe interesin shtetëror të Kosovës”, tha ajo.

Teksa e ka shpërndarë edhe një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit, për pezullimin e Dialogut Strategjik.

“Vendimi për të pezulluar dialogun strategjik bazohet tërësisht në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës. Çdo sugjerim se kjo lidhet me Serbinë ose aktorë të tjerë të jashtëm është i pasaktë dhe një përpjekje për t’u shmangur nga çështjet thelbësore të përfshira “ – thotë Departamenti i Shtetit.

Shpërndaje në

U Kopjua