Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shkruar në Facebook për takimin e sotëm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ku thotë se sot nënshkruhet zotimi për zbatimin e Asociacionit.
Çitaku shkruan tutje se sot se Kurti nënshkruan sot marrëveshjen për të cilën ai dhe subjekti i tij e kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhë gaz lotsjellës, shkruan kosovalive.net.
“Sot merr fund kauza e fundit me të cilën Kryeministri Kurti u ngrit dhe për të cilën ai dikur i shpallte të tjerët tradhëtarë e patriotë
Sot Kryeministri e nënshkruan zotimin për zbatimin e Asociacionit. Njeriu i cili thoshte se presionit i nënshtrohen vetëm të shantazhuarit, sot nënshkruan marrëveshjen për të cilën ai dhe subjekti i tij e kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhë gaz lotsjellës. Kaq për kauzat e Kryeministrit”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Vuçic do të takohen veç e veç me të dërguarin Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak duke filluar nga ora 15:00, pastaj do të kenë takim të përbashkët.
Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë.