Live

Çitaku nuk ia kthen kritikat LDK-së: Nuk kemi shtiza për kolegët tonë në opozitë

09:52 / 23 Maj 2024

Nga Kosova Live

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, nuk ka dashur t`i komentoi kritika e LDK-së për partinë e saj.

Ajo ka bërë me dije se në takimin e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi me kryeministrin Albin Kurti kanë qenë të ftuara edhe dy partitë tjera opozitare.

Çitaku ka vlerësuar se PDK-ja nuk ka shtiza për kolegët opozitarë.

Secili i merr qëndrimet e veta politike dhe e bartë përgjegjësinë për to. Në secilëndo situatë dhe pavarësisht zhurmës që kemi dëgjuar unë dua ta sqaroj kërkesa jonë është një, e vetme dhe konsistente: zgjedhje të parakohshme sa më parë. Nuk janë pak tetë muaj qeverisje, në tetë muaj shumë gjëra mund të ndodhin dhe ne e kemi në dorë si opozitë të unifikohemi dhe të shkojmë në zgjedhje. Nuk kemi shtiza për kolegët tonë në opozitë.”, ka thënë ajo në emisionin DPT te Fidani.

Shpërndaje në

U Kopjua