Live

Çitaku: Sot e kuptuam se shteti ynë nuk është gati, por s’guxojmë të dorëzohemi para bandave kriminale në Veri

16:36 / 10 Dhjetor 2022

Nga admin

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka folur pas takimit me presidentin Osmani, ku u mor vendim që zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të shtyhen për në muajin prill 2023, shkruan Reporteri.net.

Çitaku tha se nga ky takim u kuptuar se institucionet e Kosovës, përkatësisht Qeveria ka dështuar të krijojë kushte për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në Veri. Por, Çitaku ka kërkuar që këto kushte për mbajtjen e tyre që krijohen deri në muajin Prill.

“Ne kemi shpallur kandidaturat për 4 komunat veriore, sepse kemi vlerësuar se mospjesëmarrja jonë në këto zgjedhje do të inkurajonte edhe më tej bandat dhe grupet kriminale.

Ajo çfarë dëgjuam qartë është se institucionet e Republikës së Kosovës, përkatësisht Qeveria ka dështuar të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri. Megjithatë, nga tash deri në Prill kur eventualisht mund të mbahen zgjedhjet kërkojmë nga institucionet që gjendjen në veri ta trajtojnë seriozisht. Si shtet nuk guxojmë të dorëzohemi para bandave kriminale në veri. E kuptuam që sot institucionet e Kosovës nuk janë gati, ky është dështim”, tha Çitaku para mediave.

Presidentja Osmani bëri të ditur se data e saktë e zgjedhjeve do të bëhet e ditur sot ose nesër.

Shpërndaje në

U Kopjua