Gazetare: Krenare Tahiri
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në një intervistë ekskluzive për kosovalive.net, ka paraqitur edhe njëherë kërkesat e tij në involvimin e lidershipit të Luginës në procesin e dialogut dhe në përfshirjen e reciprocitetit më shumë në të drejtat e shqiptarëve në këtë pjesë, dhe jo çështjet teknike siç i quan ai, vendimet e targave nga ana e Qeverisë Kurti.
Unë me vite kërkoj që lidershipi i Luginës të jetë i involvuar në bisedime, ashtu sic është i involvuar lidershipi serb në këtë dialog. Edhe me vite kërkoj që të ngrihet paralelizimi me situatën e shqiptarëve të Luginës me atë të serbëve në veriun e Kosovës, dhe kështu të ndërtohet ideja e reciprocitetit.
Arifi ka theksuar se këto kërkesa si dhe atë të zbatimit të reciprocitetit ai i ka paraqitur vazhdimisht tek secila Qeveri që ka qeverisur në Kosovë, dhe sipas tij nëse procesi i reciprocitetit nuk ishte kërkuar nga ai, kjo çështje nuk do ishte tashmë në tavolinë.
Po, mos me ia pasë paraqit ai nuk e kish ngritur çështjen e reciprocitetit në këtë dialog tash. Për mua përfaqësimi i Vetvendosjes në këtë dialog është dialog është shumë subjektiv dhe këtë e shohim edhe me inkludimin e zonjës Sinani aty që thuhet është përfaqësuese e Luginës, e nuk është përfaqësuese e Luginës, është këshilltare tani e kontraktuar nga Albin Kurti në kryeministrin e tij.
Tutje ai ka kritikuar Qeverinë Kurti, për vendimin e targave duke e quajtur si vendim amatoresk dhe qesharak dhe një pjesë teknike e që ka pasur gjëra më me rëndësi për t’u shtruar e diskutuar.
Unë kam qenë me muaj të tërë sivjet, shumë kritik ndaj çështjes së ngritjes së targave në kuadër të reciprocitetit. Kjo për mua ka qenë qesharake prej momentit të parë, dhe sot po del që është pak adoleshente dhe amatoreske në aspektin politik të flasim për targat. Targat janë çështje teknike që është minimalja e potencialit të reciprocitetit, ne duhet të ngrisim reciprocitet në kuadër të të drejtave të njeriut
Në fund, Arifi përmend kërcënimet që Liburn Aliu i ka bërë këtij të fundit, dhe Arifi pretendon ndikimin e tij në lënien “jashtë” të Liburn Aliut nga kryesia e Vetvendosjes, duke theksuar se vetëdija e Vetvendosjes është ngritur nga kritikat e Arifit kunddrejtë Aliut përmes mediave publike
“Pas kërcënimeve që ai na ka bërë neve, e kemi marrë qëndrim që ne nuk jemi pre e ndonjë kërcënimi pavarsisht kush është. Kjo ka ndodhur, dhe kjo po duket që kam pasur kritika me vend dhe kjo po duket që kryesinë e Vetvendosjes e ka vetëdijësuar në drejtim të Liburn Aliut dhe për këtë arsye ai nuk është më anëtar i kryesisë së përgjithshme.”
Intervista e plotë
A e shihni të domosdoshëm involvimin e lidershipit të Luginës në procesin e dialogut?
Unë me vitë kërkoj që lidershipi i Luginës të jetë i involvuar në bisedime, ashtu sic është i involvuar lidershipi serb në këtë dialog. Edhe me vite kërkoj që të ngrihet paralelizimi me situatën e shqiptarëve të Luginës me atë të serbëve në vëriun e Kosovës, dhe kështu të ndërtohet ideja e reciprocitetit, kështu në parim në Luginë të Preshevës jemi të gjithë të unifkuar në drejtim të këtij qëndrimi që ne me e pasë reciprocitetin e sinqertë mes serbëve në Kosovë dhe shqiptarët e Kosovës.
Këtë kërkesë a ja keni paraqitur kryeministrit të Kosovës?
Po, mos me ia pasë paraqit ai nuk e kish ngritur çështjen e reciprocitetit në këtë dialog tash. Për mua përfaqësimi i Vetvendosjes në këtë dialog është dialog është shumë subjektiv dhe këtë e shohim edhe me inkludimin e zonjës Sinani aty që thuhet është përfaqësuese e Luginës, e nuk është përfaqësuese e Luginës, është këshilltare tani e kontraktuar nga Albin Kurti në kryeministrin e tij. Nuk është përfaqësuese e Luginës, me pas qenë përfaqësuese, lidershipi i Luginës do kishte qenë dakord. Me vite kemi kërkuar, dhe kemi dërguar shkresa si Qeverisë Kurti 1 dhe kësaj Qeverisë 2, asaj Haradinaj e deri te Avdullah Hoti, të gjithë i kanë shkresat tona për reciprocitet edhe inkludimit të lidershipit të Luginës në dialog.
Gjatë takimit me ambasadorët në Serbi dhe takimet që zhvilloni me establishmentin atje, a i keni parqitur ju si kryetar këto kërkesa?
Ne takime me qeveritarët serb nuk kemi, për arsye se nuk kemi marrëdhënie të tilla që mundemi me i diskutu për këto çështje. Por, ambasadorët tanë dhe ata ndërkombëtarë që janë këtu në Serbim të gjithë e dijnë qëndrimin e tij, qëndrim që artikulohet qe 20 vite këtu në Luginë të Preshevës, kështuqë në këtë drejtim të gjithë e dijnë qëndrimin tonë. Pyetja pse nuk realizohen këto kërkesa, është një pyetje të cilën duhet të japin përgjigjje ata të cilët janë në tyrezë. Nga ana jonë ne e kemi kryerë detyrën tonë dhe kërkojmë cdo ditë që të ngrihet paralelizimi në reciprocitet me shqiptarët e Luginës me ata të serbëve të Kosovës,
A e shihni objektivisht të mundshme plotësimin e kërkesave në rrethana aktualisht që ka Kosova, kur bashkësia ndërkombëtare po kërkon shpejt nga Kosova që ta formojë asociacionin dhe me e ndalë përshkallëzimin e krijuar me targat në veri të Kosovës.
Unë kam qenë me muaj të tërë sivjet, shumë kritik ndaj çështjes së ngritjes së targave në kuadër të reciprocitetit. Kjo për mua ka qenë qesharake prej momentit të parë, dhe sot po del që është pak adoleshente dhe amatoreske në aspektin politik të flasim për targat. Targat janë çështje teknike që është minimalja e potencialit të reciprocitetit, ne duhet të ngrisim reciprocitet në kuadër të të drejtave të njeriut, pikë së pari nëse serbët kanë të drejtën për të përdorur simbolet kombëtare të tyre, atëherë edhe ne duhet të kemi këtë të drejtë. Nëse serbët e Kosovës e kanë të garantuar vendet në parlament për deputetë, atëherë edhe ne duhet të kemi këtë të drejtë, në qoftë se serbët në Kosovë janë pjesë e kushtetutës, atëherë edhe ne duhet të kemi këtë të drejtë. Nëse serbët e Kosovës mësojnë me librat e Serbisë, edhe ne në mënryë reciproke të mësojmë me librat e Kosovës. Kështuqë, këto janë pikat në të cilat duhet të shtjellihen dhe jo targat. Jo një document formal në kufi, ajo është qesharake dhe po del që do dalin fjalët e mija prapë.
Keni pasur replika me njërin prej minsitrave që është nga Lugina e Preshevës, Librun Aliu, përse ndodhi objektivisht ky “gufim” i këtij debate mes jush dhe Liburn Aliut?
Kjo ka ndodhur sepse, shoqja e tij Ardita Sinani, që sot është këshilltare e Kurtit nuk ka pasur mundësi të krijojë shumicë dhe pas kërcënimeve që ai na ka bërë neve, e kemi marrë qëndrim që ne nuk jemi pre e ndonjë kërcënimi pavarsisht kush është. Kjo ka ndodhur, dhe kjo po duket që kam pasur kritika me vend dhe kjo po duket që kryesinë e Vetvendosjes e ka vetëdijësuar në drejtim të Liburn Aliut dhe për këtë arsye ai nuk është më anëtar i kryesisë së përgjithshme.
Ju keni ndikuar në këtë drejtim?
Po, besoj që procesin e vetëdijësimit që kam bërë përmes mediave publike në Kosovë në drejtim të Liburn Aliut, ka ndikuar fuqishëm në atë që ai më nuk është anëtar i kryesisë së përgjithshëm në VV.