Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë është një nga stadiumet më legjendare në trojet shqiptare. Por, momentalisht është në gjendje katastrofale pasi ka kohë që s’përdoret e s’kujdet kush për të.
Në intervistën për kosovalive.net në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, kryetari i FFK-së, Agim Ademi tha se shumë shpejtë do filloj renovimi dhe tregoi se pse ka ndodhur kjo vonesë deri më tani.
“Tash është në vazhdimësi e sipër, besoj se tash do filloj, sepse ka pasur disa problem, siç kam dëgjuar ai është projekt puro i ministrisë dhe me aq sa kemi njoftime ne, ka pasur probleme pronësore. Fillimisht thanë s’ka leje. Jam habitur që thanë s’ka leje ai stadium që ekziston që sa e sa”, u shprehë ai.
INTERVISTA E PLOTË: