Live

Çka po ndodh me stadiumin legjendar “Adem Jashari”? – Agim Ademi jep detaje

23:48 / 17 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë është një nga stadiumet më legjendare në trojet shqiptare. Por, momentalisht është në gjendje katastrofale pasi ka kohë që s’përdoret e s’kujdet kush për të.

Në intervistën për kosovalive.net në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, kryetari i FFK-së, Agim Ademi tha se shumë shpejtë do filloj renovimi dhe tregoi se pse ka ndodhur kjo vonesë deri më tani.

“Tash është në vazhdimësi e sipër, besoj se tash do filloj, sepse ka pasur disa problem, siç kam dëgjuar ai është projekt puro i ministrisë dhe me aq sa kemi njoftime ne, ka pasur probleme pronësore. Fillimisht thanë s’ka leje. Jam habitur që thanë s’ka leje ai stadium që ekziston që sa e sa”, u shprehë ai.

INTERVISTA E PLOTË:

Shpërndaje në

U Kopjua