Një burrë ka njoftuar policinë se gruaja e tij ka dalë nga shtëpia me datën 30 shtator dhe më nuk është kthyer.
Rasti është duke u hetuar nga policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
PERSON I ZHDUKUR/Mitrovicë 30.09.2022 – 06:00. Me 01.10.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende. Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante.
E ndërkohë një prind në Gjilan e ka njoftuar policinë se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Policia thotë se rasti është duke u hetuar, ndërsa prindi e ka raportuar në polici me datën 30 shator.
Njoftimi i plotë i policisë:
PERSON I ZHDUKUR/Gjilan 30.09.2022 – 17:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende. Rasti është duke u hetuar.