Live

Çka po ndodhë kështu, në Mitrovicë raportohet një grua e zhdukur, njëjtë edhe në Gjilan, një vajzë raportohet nga babai

09:18 / 02 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Një burrë ka njoftuar policinë se gruaja e tij ka dalë nga shtëpia me datën 30 shtator dhe më nuk është kthyer.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR/Mitrovicë 30.09.2022 – 06:00. Me 01.10.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende. Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante.

E ndërkohë një prind në Gjilan e ka njoftuar policinë se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar, ndërsa prindi e ka raportuar në polici me datën 30 shator.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR/Gjilan 30.09.2022 – 17:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende. Rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në

U Kopjua