Live

Clark: LDK arsyeja pse pati sukses intervenimi i NATO-s në Kosovë

09:47 / 23 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, është takuar sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Clark ka folur për kohën kur udhëhoqi bombardimet e NATO-s për çlirimin e Kosovës.

Ai tha se një rol të jashtëzakonshëm e kishte luajtur Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Mendoj se suksesi i intervenimit të NATO-s në dallim me vendet tjera ku ka intervenuar është se në Kosovë funksiononte LDK” tha Clark.

Gjenerali në këtë kontekst ka përmendur Irakun dhe Afganistanin si vende ku ka ende luftime pas intervenimit.

Gjeneralit në pension iu nda Dekorata “Dr. Ibrahim Rugova” për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua