Live

Daçiq për liberalizimin e vizave për Kosovën: Është kundërproduktive të shpërblehet Prishtina

14:35 / 30 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se është kundërproduktive të shpërblehet Prishtina me vendimin për fillimin e liberalizimit të vizave, sepse siç thotë ai, është Qeveria në Kosovë që paraqet pengesë për vazhdimin e dialogut dhe një rrezik për paqen dhe stabilitetin rajonal sepse bën lëvizje të njëanshme.

Daçiq thekson se kjo nuk është mirë as për Bashkimin Evropian, sepse sipas tij, tregon se nuk ka autoritet dhe se ka standarde të dyfishta.

“Nuk e di se çfarë mesazhi do të ishte për Serbinë, e cila ka qenë e saktë gjatë gjithë këtyre viteve, e cila ka qenë një partner i parashikueshëm dhe që vazhdimisht përballet me kërcënime, presione dhe kushte, për dallim nga përfaqësuesit e Prishtinës që praktikisht shpërblehen për gabimet e tyre dhe mospërmbushjen e detyrimeve të marra ndërkombëtarisht”, ka thënë Daçiq në një deklaratë për Tanjug.

Shpërndaje në

U Kopjua