Dafina Zeqiri njihet si këngëtare që eksperimenton gjithmonë me stilin dhe pamjen e saj.
Së fundmi këngëtarja ka prerë flokët shkurt. Por ajo gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes për ndryshime që asnjëherë nuk heziton ti bëj.
Por fotoja e fundit e Dafinës tregon shumë. Ajo ka postuar një foto ku shihet celuliti në trup, me një mesazh për publikun. Këngëtarja shkruan: “Unë kam celulit, variçe, madje gjeta një dje. Kam mësuar t’i dua njësoj siç dua strijat. E di që disa njerëz presin që VIP-at të jenë perfektë dhe të gjithë e dimë që Photoshop-i dhe dielli bëjnë magji. Flokët e mi i dua”, ka shkruar ajo.
“Kjo është ajo që ka rëndësi!
Të pasmet e mija të vogla? Po, i dua!
Duaje veten tënde edhe pse të tjerët të gjykojnë.
Hunda ime nuk është e drejtë. Kam një qafë të gjatë. Mendoj se kafsha ime shpirtërore është gjirafa.
Bëj çfarë të duash, kush është perfekt?
Ji vetja jote! Duaj çdo gjë që ka lidhje me veten tënde”.