Live

Darka me Lajçakun, flet Albin Kurti

11:21 / 26 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sa i përket takimit me të dërguarin amerikan nga Bashkimin Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe deklaratës se tij për miratimin e marrëveshjeve.

“Diplomacia fluturuese i është bashkangjitur takimeve të nivelit të lartë për propozimin e bashkimit evropian të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe SHBA-ja, ky propozim i ka 5 fjali dhe 10 nene gjithsej, kur e patëm marrë ne atë, patëm thënë që është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme, është një kornizë e platformë e cila na mundësoj të ecim përpara, mirëpo nevojitet një proces negociator i bisedimeve në mënyrë që ai propozim të behët marrëveshje. Ajo çfarë ne theksojë është qe ne njërën anë janë 33 marrëveshje të Brukselit nga dekada e kaluar dhe nuk ka asnjë marrëveshje e cila ka prioritet për marrëveshje të tjera. Pra, nuk ekziston hierarki e atyre marrëveshjeve”, ka thënë Kurti, shkruan kosovalive.net.

Kurti ndër tjerash tha se marrëveshja duhet të këtë njohjen reciproke në qendër dhe se një nen i fundit nuk mund të sillet i pari si parakushte.

“Ato 33 marrëveshje janë vendosura në një rrafsh horizontal, ndërkaq në anën tjetër këto 10 nene nuk tolerojnë që një nen atje ka fundi të sillet i pari si parakusht dhe mos të harrojmë asnjëherë që marrëveshja duhet të këtë njohjen reciproke në qendër”, theksojë Kurti.

Sipas tij kjo është rruga më e mirë për normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti për asosacionin tha se ka insistim nga ndërkombëtarët si dhe theksojë se është e vetmja marrëveshje prej 33 marrëveshjet e Brukselit që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese./kosovalive.net/.

Shpërndaje në

U Kopjua