Live

DASH ofron mbështetje për Kosovën në fushat e trajtimit të të burgosurve me nevoja të veçanta

22:14 / 13 Janar 2023

Nga Kosova Live

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), njoftoi të premten se Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), ka ofruar mbështetje për Kosovën në fushat e trajtimit të të burgosurve me nevoja të veçanta.

Siç bëhet e ditur në njoftim, delegacioni i SHKK-së nga 7 janari po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në Departamentin e Shtetit, si dhe institucionet e ngjashme të kësaj natyre në Shtetin e Pennsylvania.

“Në vazhdën e takimeve, sot në Departamentin e Shtetit në Washington DC, delegacioni ka zhvilluar dy takime të ndara me Drejtorin e Zyrës së Antiterrorizmit, për Evropë dhe Azi dhe udhëheqësit e INL (The International Narcotics and Law Enforcement Affairs Office), z. James Applegate, INL, Drejtor Regjional për Evropë dhe Azi, dhe z. Andreë Horm, INL Kosovë”.

“Në këto takime, z. Dibrani shprehu falënderime në emër të delegacionit, për mbështetjen që ka dhënë SHBA në ngritjen e kapaciteteve të vendit tonë në fushën për antiterrorizëm, si dhe ne të gjitha fushat tjera”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, thuhet se ai u zotua për vazhdim të bashkëpunimit dhe zbatim të plotë të këtyre projekteve edhe më tutje, duke përfshirë edhe aplikimin e të gjitha të arriturave që kanë bërë burgjet e Shtetit të Pennsylvania.

“Këto të arritura delegacioni pati mundësinë që t’i shoh në zbatim së bashku me kolegët amerikan. Ndërsa, z. Gjocaj falënderoi Departamentin e Shtetit për mbështetjen e dhënë në funksionalizimin e institucionit për kujdesin shëndetësor për trajtimin e personave me nevoja të veçanta dhe gatishmërinë e shërbimit për zbatim sa më profesional të këtij projekti. Gjocaj tha se ky projekt po fuqizohet edhe më shumë me këtë mbështetje”.

“Në këto takime u ofrua mbështetje e parezervë e këtyre Agjensioneve të Departamentit të Shtetit për Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe shërbimet specifike shëndetësore në fushat e trajtimit sa më profesional të të burgosurve me nevoja të veçanta”, bëhet e ditur më tej.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...