Live

DASH: Të dhëna të besueshme se trupat ruse kanë kryer krime lufte

23:58 / 20 Mars 2023

Nga Kosova Live

Më raportin e Departamentit amerikan Shtetit, që dokumenton praktikat e të drejtave të njeriut në mbarë botën, thuhet se forcat e armatosura ruse kanë kryer “krime të shumta lufte dhe mizori të tjera”, që prej momentit që Moska nisi një sulm në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt të vitit 2022.

“Ka pasur njoftime të besueshme për ekzekutime, torturave, përdhunimeve, sulmeve pa dallim si dhe sulmeve që kanë pasur si objektiv civilët dhe infrastrukturën civile, nga ana e forcave ruse në Ukrainë, të cilat të gjitha, përbëjnë krime lufte”, thuhet në raportin vjetor për të Drejtat e Njeriut për vitin 2022, lëshuar të hënën nga Departamenti i Shtetit.

Raporti nënvizon gjithashtu rastet e dëbimit të detyruar të civilëve dhe fëmijëve nga Ukraina në Rusi, shkruan VOA.

Raporti vjen pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për krime lufte, ndaj Presidentit rus Vladimir Putin dhe Maria Alekseyevna Lvova-Belovas, Komisionere për të Drejtat e Fëmijëve në Zyrën e Presidentit të Federatës Ruse, lidhur me dyshimet për rolin e tyre në transferimin dhe deportimin e paligjshëm të fëmijëve nga territoret e pushtuara ukrainase drejt Rusisë.

Moska tha se urdhër arrestet janë skandaloze dhe ka hedhur poshtë mundësinë që zoti Putin të dalë para gjykatës. Rusia nuk e njeh juridiksionin Gjykatës Ndërkombëtare Penale./abcnews.al

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...